Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley do të shtrojë një pritje për ambasadorët e vendeve që nuk mbështetën  votën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB që dënonte Shtetet e Bashkuara  për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.

Ftesa për pritjen e datës 3 Janar 2018, një kopje e të cilës është siguruar nga Breitbart Neës, është dërguar të 65 vendet që ose kundërshtuan, ose nuk pranuan votën mbi rezolutën që censuron vendimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara për të zhvendosur ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem.

“E nderuara Nikki R. Haley … ju fton në gostinë për t’ju falënderuar për miqësinë ndaj Shteteve të Bashkuara”, shkruhet në ftesën për pritjen e datës 3 Janar.

Rezoluta e padetyrueshme, që kaloi me rezultatin 128 me 9, shpreh “keqardhje të thellë” ndaj thirrjes së bërë nga presidenti Trump, dhe iu bën thirrje të gjitha shteteve që të lëvizin ‘misionet e btyre diplomatike në qytetin e bekuar të Jerusalemit”. 31 vende pranuan, ndërsa 21 vende nuk e dhanë votën.

Rezoluta u sponsorizua nga Turqia dhe Jemeni dhe erdhi pak ditë pas Shtetet e Bashkuara vuri veton në një rezolutë të ngjashme të Këshillit të Sigurimit.

Nikki Haley shpërtheu në foltoren e Asamblesë së Përgjithshme mbi votimin dhe paralajmër=oi vendet ‘kundër’ se ‘vota do të mbahet mend”.

Veritas.com.al/