Nikolla Gejxh, aktivisti i njohur i çështjeve të Vorio Epirit ka zbarkuar këtë fundjavë në Himarë për ti dhënë një shtytje banorëve të zonës që të ngrihen në një protestë të dielën në ora 19 kundër planit rregullues të qëndrës së qytetit. Përfaqësuesi i lobit grek në ShBA, Gejxh është i njohur për qëndrimet e tij për Himarën të cilën e quan zonë greke, dhe përpjekjet e tij për autonomi nuk kanë qenë thuajse asnjëherë të fshehta. Lufta e disa tre dekadash për Vorio-Epirin e kanë çuar në përplasje të forta me shtetin shqiptar.
Projekti të cilin vjen për të kundërshtuar Gejxh ka një vlerë prej 3.5 milionë euro. Por ai do të pritet me protesta nga banorët e Himarës. Ata thonë se kanë pak informacion ose aspak për këtë projekt. Ndërkohë kreu i bashkisë së Himarës Jorgo Goro për TCH u shpreh, se çdo kush ka të drejtë të protestojë, por ai është një projekt për të gjithë qytetarët.
“Ky projekt i zhvillimit të qendrës së Himarës është një projekt i cili duhet të bëhet për 500-600 familje të tjera , që ata të jetojnë më mirë, dhe mundësi zhvillimi. Po ashtu dhe biznesi në qendër të Himarës do të dyfishohet duke krijuar mundësinë të jetojnë më mirë. Prishjet që do bëhen janë gardhe dhe mure rrethues që janë ngritur në vite dhe me bërjen e këtij projekti për zhvillimin e qendrës së Himarës do të ketë më shumë rrugë, parkime, kënde lojërash për fëmijët,” shprehet Goro duke shtuar se projekti ka më shumë se dy vite, ndërsa në janar të këtij viti të gjithë banorët janë lajmëruar për këto zhvillime që do të bëhen në qendër të Himarës.
“Nga ky projekt do të preken 6 familje, por zhurma bëhet nga të tjerë që kanë ambicie për të tjera gjëra”, shton Goro.
Cage është i njohur për qëndrimet e tij për Himarën të cilën e quan zonë greke, dhe përpjekjet e tij për autonomi nuk kanë qenë thuajse asnjëherë të fshehta. Lufta e disa tre dekadash për Vorio-Epirin e kanë çuar në përplasje të forta me shtetin shqiptar. Derisa presidenti Berisha e shpalli atë person “non grata” në vitet 90’