Sapo ka nisur mbldhja e dytë e Komisionit parlamentar të Mandateve dhe imuniteteve ku kërkoihet arrestimi i ish- ministrit saimir Tahiri. Dje Tahiri u mbrojt nga pala e tij politike PS.
Sot Saimir Tahiri ka ardhur në Këshill me një tufë militantësh që duartrokisnin, duke krijuar skenën e burgosjes së mafiozëve të Sicilisë dhe Nju Jorkut.
Komisioni i Mandateve e ka vazhduar mbledhjen me dyer të mbyllura, pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Kreu i këtij institucioni, Besim Hajdarmataj u shpreh në nisje të mbledhjes së dje kanë mbërritur prova të reja nga Italia ndaj personit nën hetim, Saimir Tahiri.
Për këtë arsye ai kërkoi edhe mbledhjen me dyer të mbyllura. Fillimisht mazhoranca tentoi që provat e tjera të prokurorisë t’i linte për në fund të mbledhjes, por duket se më pas është vendosur që ato të administrohen para se të Tahiri të bëjë mbrojtjen.
Për këtë shkak, ish-ministri Saimir Tahiri dhe avokati i tij Artan Hajdari, janë nxjerrë jashtë mbledhjes së Këshillimit të Mandateve dhe Rregullores.
Veritas.com.al/