Nxënësit do të ulen në bankat e shkollës ditën e sotme, por në një situatë krejtësisht jormale për shkak të pandemisë së COVID-19.

Përveç emocioneve të ditës së parë të shkollës, që mezi është pritur pas 6 muajve pushim për shkak të pandemisë, ata do të duhet të përballen edhe me rregullat anti-covid, siç është distanca apo mbajtja e maskës.

Që në hyrje të shkollës do të duhet të matet temperatura që në rast se është mbi 37 gradë nuk do të lejohen të hyjnë. Më pas nxënësit do të duhet të dezinfektojnë këmbët duke ecur në distancë me njëri-tjetrin. Përveç rregullave të rrepta, vogëlushët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës janë shfaqur shumë pozitivë me maska me ngjyra dhe lule nëpër duar.

Të shoqëruar nga mësuesit e shkollës, të veshur bukur e të qeshur ata kanë hyrë në ambientet brenda, ndërsa prindërit i kanë parë nga jashtë, pasi nuk është lejuar që të futen brenda. Nxënësit do të kenë vetëm një bankë për gjatë gjithë vitit shkollor, ku përveç librave e sendeve personale do të kenë edhe dezinfektantin.

VERITAS.COM.AL