Era e fortë, ndërpritet operacioni për shuarjen e zjarrit në Karaburun
Vlora vijon “betejën” me flakët në ditën e 13-të të zjarreve dhe situata është ende serioze. Zjarri në Karaburun ka avancuar duke e rritur rrezikun për parkun e Llogarasë, ndërsa operacioni është ndërprerë për shkak të erës së fortë.
Era e fortë dhe me drejtim nga jugu ka bërë që situata e zjarrit në malin e Karaburunit të përkeqësohet dhe konkretisht në pjesën mbi Gjirin e Gramës që lidhet me Llogaranë. Sipas punonjësve të ADZM era ka bërë që flakët të përparojnë në pjesën e malit duke iu afruar pishave.
Për shkak të vështirësive nga era është e pamundur ndërhyrja nga ajri me helikopter sepse përbën rrezik, ndaj operacioni është ndërprerë deri në qetësimin e situatës. Në mëngjes forca të shumta u drejtuan drejt malit, por deri tani raportohet situatë e vështirë. Ndërkohë mbi fshatin Dukat i Ri janë aktive tre vatra zjarri dhe nëse nuk ndërhyhet do përhapen me shpejtësi shprehen banorët e fshatit.
Ne perditesim…