Shtyhet seanca e parë për ish kryeministrin Sali Berisha, i akuzuar për korrupsion në lidhje me dosjen “Partizani”.

Seanca e radhës do të mbahet më 21 korrik, në orën 10:30.

Shkak u bë mungesa e të akuzuarit, Sali Berisha.

“Seanca nuk u zhvillua, u bë vetëm apeli i palëve në proces. Mungonte zoti Berisha, nuk ishte komunikuar në formën e duhur ligjore. Mungonin përfaqësuesit e shoqërisë Home Plan. U vendos shtyerja e saj në 21 korrik. Ditën e sotme, u bë një kërkesë në GJKKO për heqje dorë, ku Elsa Ulliri ka deklaruar se ka konflikt interesi, pasi është kushërirë me ish deputeten e PD, Andia Ulliri”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Aktualisht Berisha po mbahet në masën e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori, ndërsa dhëndri i tij Jamarbër Malltezi në arrest shtëpiak. SPAK nisi hetimet për Berishën me akuzën e korrupsionit pasiv, pasi ka dyshime se ka nxjerre akte nën ligjore për t’i ardhur në ndihmë dhëndërit të tij me qellim përfitimin e pronës në kundërshtim me ligjin.

Për Berishën e Malltezin, por edhe 3 persona të tjerë u caktuan masa sigurie prej tetorit të vitit 2023. Ish-kryeministri refuzoi te zbatonte masën e parë të caktuar nga Gjykata e Posaçme dhe ndaj tij u caktua masa e dytë ajo e arrestit në shtëpi.

Pas qëndrimit në banese për më shumë se 11 muaj, atij iu shfuqizua masa shtrënguese, por me vendim të Apelit të Posaçëm në janar të këtij viti iu caktua detyrim paraqitje.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *