Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla në nisjen e sesionit të ri parlamentar në fjalën e saj ka bërë një përmbledhje të sesionit të kaluar dhe ligjeve të miratuara dhe të propozuara.

Nikolla në fjalën e saj ka theksuar se ajo që është e rëndësishme është se këtë sesion vëmendja më e madhe është rruga drejt integrimit.

Integrimi evropian ngelet prioritet i Kuvendit, dhe ka nisur që të nisë plotësimin në tre seksionet e tij, ligjvënës, kontrollues dhe zgjedhjet. Parlamentarët evropianë kanë vlerësuar se Shqipëria duhet që të përmbushë detyrat. Takimi konfirmoi progresin e duhur të Shqipërisë dhe vlerësimin. Për integrimin evropian po veprojmë bashkarisht, kuvendi ka përforcuar rolin në këtë drejtim. Komisioni për Çështjet evropiane ka miratuar 11 projektligje që kanë qëllim përafrimin me BE. Për t’ju përgjigjur sfidave për negociatat në mars është miratuar projektligji”, ka thënë Nikolla.

Ndër të tjera në fjalën e saj kryeparlamentarja ka deklaruar se është e rëndësishme që të theksohet se reforma në drejtësi të jetë plotësisht funksionale dhe të mos matet me shifra.

Nikolla është shprehur se Kuvendi nuk do të bëjë asnjë kompromis përsa i përket drejtësisë.

“Reforma në drejtësi nuk matet vetëm me shifra. Kuvendi ka vendosur që të mos bëjë asnjë kompromis përsa i përket drejtësisë. Gjatë sesionit tjetër reforma zgjedhore nuk pësoi asnjë ndryshim ndaj unë ju bëj thirrje që të shikojmë në këtë drejtim”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo ka theksuar faktin se këtë seksion pritet që në fokus të jetë digjitalizimi i aplikacioneve në kuvend për ta lehtësuar sa më shumë punën.

“Në këtë sesion do të forcojmë transparencën dhe aplikacionet në të mirë të institucionit dhe qytetarëve. Shërbimi I kërkimit dhe analizës ka përfunduar 44 produkte kërkimore në shërbim të deputetëve. Punishtja e demokracisë ka përfunduar 40 sesione. Rreth 700 të rinj kanë folur në foltoren e Kuvendit në cilësinë e ditëve të shënuara”, ka thënë ajo.

Gjithashtu ajo ka theksuar se “Avokati i Popullit” është një tjetër çështje e lënë pezull për të cilën palët duhet që të bashkëpunojnë./