
Kryeministri Edi Rama po mban një takim me kryetarët e bashkive për performancën e pushtetit vendor në funksion të vizionit Shqipëria 2030 në BE.
Ai u ndal te ndërtimet pa leje, ku i është përgjigjur edhe prokurores Elsa Gjeli, e cila i është drejtuar me një shkresë zyrtare Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), ku shpreh shqetësimin për situatën e krijuar dhe kërkon një reagim institucional.
“Siç është bërë e ditur publikisht në një rast flagrance spektakolare ku një fshat i tërë turistik është ndërtuar në mes të Thethit, prokuroria ose më saktë një prokurore me mbiemrin Gjeli ka vendosur të mos fillojë hetimet. Pra ka refuzuar të shohë për çfarë bëhet fjalë dhe ka bërë një ese filozofike mbi pafajësinë e ndërtimit pa leje. Ndërkohë që ndërtimi pa leje në Shqipëri është vepër penale”, tha ai.
Komente