Ka nisur zyrtarisht në Alaskë takimi mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, ku në fokus të bisedimeve do të jetë arritja e një marrëveshje për paqen në Ukrainë.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trump, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi i tij, Yuri Ushakov, janë pranë Putinit.

21:29 – Putin hipën në “Bishën” e Trump, udhëtojnë së bashku drejt sallës së samitit.

Nis takimi Trump-Putin në Alaskë

Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq në pistën e aeroportit të Anchorage, Donald Trump dhe Vladimir Putin iu drejtuan drejt automjeteve që po i prisnin.

Por, pavarësisht se Putin kishte sjellë limuzinën e tij “Aurus” dhe ajo u pa në pistën pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si “Bisha”.

Presidenti rus u pa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ndërsa Trump dukej sikur po i përshëndeste turmës.

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë. Të dy udhëheqësit u përshëndeten me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage.

Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua atij në tapetin e kuq.

Ndërsa Trump dhe Putin u ndalën shkurt për një foto, duke qëndruar në një platformë, gazetarët shfrytëzuan rastin për t’u bërë pyetje të dy udhëheqësve.

“President Putin, a do të bini dakord për një armëpushim?”, pyeti një nga gazetarët, por lideri rus refuzoi të përgjigjej.

Një tjetër pyeti se cili është mesazhi i Trump për Putinin, por të dy u larguan menjëherë pas pyetjes së fundit nga një gazetar i cili iu drejtua Putin, duke thënë nëse do të ndalonte së vrari civilë.

21:13 – Trump dhe Putin takohen sërish pas 6 vitesh.

Nis takimi Trump-Putin në Alaskë

Më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbritën nga avionët presidencialë në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, në Alaskë.

Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në tapetin e kuq.

Teksa dy liderët shtrëngonin duart në pistën e aeroportit në Alaskë, disa avionë ushtarakë amerikanë kaluan sipër tyre, përfshirë avionë luftarakë dhe atë që dukej të ishte një bombardues B-2.

Trump dhe Putin janë duke udhëtuar së bashku, me të njëjtën makinë drejt sallës ku do të zhvillohet samiti.

Pasi shtrënguan duart në tapetin e kuq, Donald Trump dhe Vladimir Putin u drejtuan drejt automjeteve që po i prisnin, por, pavarësisht se Putin kishte sjellë limuzinën e tij “Aurus” dhe ajo u pa në pistë pranë aeroplanëve, presidenti rus hipi në limuzinën presidenciale amerikane, të njohur si “Bisha”.

Presidenti rus u pa me një buzëqeshje të gjerë në fytyrë, ndërsa Trump po përshëndeste njerëzit.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *