Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar foto nga puna e bërë tek Shkëmbi i Kavajës në Golem për sistemimin e rrugëve dhe vendosjen e ndriçimit.

Ai shkruan se xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap po i zë vendin hap pas hapi një rrjet normal infrastrukture.

Postimi i Ramës:

‘Vazhdon çdo natë edhe gjatë sezonit veror, sistemimi i rrugëve dhe vendosja e ndriçimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës, ku katrahurës, pluhurit, errësirës, xhunglës 30-vjeçare të ndërtimeve pa hesap përgjatë brezit bregdetar, po i zë vendin hap pas hapi, një rrjet normal infrastrukture falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane😊

Gur gur bëhet muri dhe mur mur bëhet kalaja, thotë Populli, paçka se të kërkosh sot durim, pas aq shumë vitesh të shkuara mbrapsht, duke i’a futur kot e shkatërruar medemek për të ndërtuar, është si të kërkosh ujë në shkretëtirë’.

VERITAS.COM.AL/

Shkembi I Kavajes (4)