Kompania private amerikane e raketave “SpaceX” ka njoftuar se dy qytetarë, privatisht, kanë paguar për një fluturim rreth Hënës.
Misioni është planifikuar për nga fundi i vitit 2018, tha CEO i SpaceX, Elon Musk, i cili shtoi se turistët “tashmë i kanë paguar depozitat e nevojshme”.
“Kjo tregon një mundësi për humanët që të vizitojnë hapësirat për herë të parë në 45 vjet”- tha ai.
Të dy qytetarët, emrat e të cilëve ende janë të pa shpallur, do të fluturojnë rreth hapësirës që është vendosur për testin e pa koduar të fluturimit këtë vit”.
Zoti Musk tha se bashkëpunimi me agjencinë hapësinore Amerikane , Nasa, e ka bërë të mundur misionin.
Dy pasagjerët “do të udhëtojnë më shpejt edhe më tej në sistemin diellor, se ndonjë herë më parë”, tha ai.