I dërguari special i presidentit të SHBA-së, Trump  për bisedimet Kosovë -Serbi, Richard Grenell reagoi pas marrëveshjes për fluturimet e synuara direkte ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ambasadori amerikan në Gjermani tha se kjo është një fitore historike që u bë e mundur falë Donald Trump.

Ai ka falënderuar edhe NATO-n dhe kompaninë “Luthansa”.

“Presidenti Donald Trump edhe një herë na çoi në një fitore historike. Kosova dhe Serbia sot nënshkruan një marrëveshje për fluturimet e para direkte midis Prishtinës dhe Beogradit pas 21 vitesh. Faleminderit Lufthansa, NATO, Robert C O’Brien dhe liderët e Kosovës dhe Serbisë”, shkroi Grenell.

Veritas.com.al/