Ndërtimi i murit afër Calais, i financuar nga Mbretëria e Bashkuar, i ashtuquajturi kampi i emigrantëve të xhunglës, do të fillojë shumë shpejt, tha një ministër.

I quajtur si “ Muri i Madh i Calais” nga disa media, muri katër metra i lartë do të jetë i gjatë 1 kilometër gjatë dy anëve të rrugës kryesore të portit Calais.

Ministri i Brendshëm, Robert Goodwill tha se siguria kërkon që të ndalohen emigrantët që të vazhdojnë rrugën për të provuan kalimin e automjeteve drejt Britanisë.

Por drejtuesit e kamionëve e kanë quajtur murin një “ mjerim” për paratë publike.

Punimet mendohet se do të fillojnë këtë muaj, me murin që mendohet se do të përfundojë nga fundi i këtij viti.

Gardhe të pafund janë ngritur për të mbrojtur portin, terminalin e Eurotunel-it si dhe trenat e mallrave në anën tjetër të  Calais.

/Sipas BBC/