Një aksident tragjik i ka marrë jetën dy shqiptarëve, babë e bijë në Rodos. Por edhe pse aksidenti ka ndodhur dje mbasdite, akoma nuk dihet identiteti i tyre.
Sipas mediave greke, aksidenti ka ndodhur në Vliha në Rodos, kur makina tip “Ford” u devijua nga rruga dhe u përplas me një pemë.
Viktimat, të moshës 60 dhe 30 vjeç, me origjinë nga Shqipëria u transferuan menjëherë me ambulancë në Qendrën e Shëndetit Archangel, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por për fat të keq ndërruan jetë duke mos i rezistuar dot plagëve të marra.
/Veritas.com.al/