Një shtetas amerikan, është gjetur i pajetë sot në mesditë në apartamentin e tij ne Sarande.

 Lajmi është bere i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Shpresa Dine, ndërsa behet fjale për 70-vjeçari Robert Hood, nga Alaska.

Mësohet se viktima prej tri vitesh, jetonte i vetëm në një apartament me qira, në lagjen nr.1 në qytetit bregdetar. Bëhet e ditur se prej tri ditësh, 70-vjeçari nuk po u përgjigjej telefonatave të njërit prej miqve të tij. Kjo ka shqetësuar mikun e tij, i cili njoftoi Policinë e Sarandës. Kjo e fundit së bashku me shërbimin zjarrfikës dhe mjekët hynë në apartament, ku e kanë gjetur të pajetë në shtratin e tij 70 -vjeçarin.

Ndërkohë, për nisur nga dyshimet se vdekja mund te kete ardhur si pasoje e koronavirusit, trupi i tij është nisur drejt Tiranës për ekspertizë mjeko–ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Burime nga policia bënë me dije se nga këqyrja e trupit të viktimës, nuk ka pasur shenja dhune. As në banesë nuk është parë ndonjë shenja e dyshimtë që të bën të mendosh për ndonjë akt kriminal.

VERITAS.COM.AL