Pasagjeri qe u shtrua me urgjence ka humbur jeten afer mengjesit.
Një autobus me targa të Greqisë ka dale nga rruga dhe është rrokullisur në rrugët e Maqedonisë, rreth orës 21.00. Për momentin ekipet e zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë po tentojnë t’i nxjerrin udhëtarët e lënduar ng autobusi. Sipas Informatave paraprake janë të lënduar diku afro 25 persona.
Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari përmes profilit të tij të Facebook-ut tha informacione se në spitalet në Shkup dhe në Veles janë pranuar gjithsej 27 pacientë të lënduar nga autobusi i përmbysur.
Mësohet se 4 prej tyre janë dërguar në spitalin 8 shtatori, 8 të tjerë në spitalin e Velesit mes të cilëve edhe një fëmijë. Tani për tani nuk jepen detaje për shkaqet e aksidentit. Për shkak të aksidentit komunikacioni është i rënduar dhe lëvizet vetëm në një korsi.
Policia njoftoi se tek vendi I quajtur “Kulla” në afërsi të Velesit, është rrokullisur një autobus me turistë nga Maqedonia, të cilët kanë qenë duke u kthyer nga Greqia. Udhëtarët kanë kërkuar ndihmë edhe përmes rrjeteve sociale, pas çka në vendngjarje kanë dal dhjetëra makina të ndihmës së shpejtë, zjarrfikësit dhe policia.
Ndërkohë që akoma nuk ka informata për viktima, por raportohet për dhjetëra persona të lënduar. Mësohet se autobusi ka bartur fëmijë që kanë qenë duke u kthyer nga pushimi nga Greqia.
Veritas.com.al/