Një avion Cargo i Turqisë është përplasur në Kirgistan, duke vrarë të gjithë anëtarët e ekuipazhit (katër) dhe 33 persona të tjerë që ndodheshin në tokë- thanë zyrtarët.
Avioni Boeing 747 TC-MCL që operonte për ACT Airlines ra për shkak të mjegullës teksa po ulej në aeroportin Manas, 25km (15 milje) në veri të kryeqytetit, Bishkek.
TË paktën 15 ndërtesa janë shkatërruar në fshatin ngjitur me aeroportin. Një numër fëmijësh ndodhen mes të vdekurve.
Avioni i fatkeqësisë mendohet se operon për 14 vjet me radhë.
Zëvendës kryeministri Muhammetkaly Abulgaziev tha në televizionin shtetëror se “Sipas informacioneve paraprake , aeroplani u përplas si pasojë e gabimit të plotit”.
/Veritas.com.al/