Një prind nga Mitrovica para pak minutave, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, e ka shpallur djalin e tij të vdekur. Por i biri 15-vjeçar kishe qenë në sallën e operacionit duke marrë ndihmën emergjente nga mjekët. Fatmirësisht ka shpëtuar shkruan Express
Fëmija, A.B, nga Mitrovica, për 15 minuta u shpall i vdekur.
Por i gjithë ky njoftim doli të jetë i ngutshëm nga ana e babait të 15 vjeçarit. Për diçka minuta statusi i tij mori dhenë në Facebook.
M.B nga veriu i Mitrovicës lajmëroi nëpërmjet një statusi në Facebook, se djali i tij që ra në pishinë ka ndërruar jetë.
Por pas pak minuta statusi i tij që doli të jetë i rrejshëm, u fshi.
Mjekët arritën ta shpëtojnë djalin, i cili ndodhet në koma.
Ai ka sqaruar se u ngut me këtë lajm dhe se të njëjtin e ka shkruar për shkak të thirrjeve të shumta që ia kanë bërë të afërmit për t’u interesuar rreth shëndetit të birit të tyre.
E se djali është gjallë e kanë konfirmuar për Express, edhe zyrtarë në policinë rajonale të Mitrovicës. Avni Zahiti, zëdhënës i policisë në këtë rajon i tha media se në bazë të informatave të fundit që i kanë ata gjendja shëndetësore e djalit është stabile.
Veritas.com.al/