Katërmbëdhjetë anëtarë tëtë njëjtës familje kanë vdekur gjatë një bombardimi ajror mbi rebelët që po mbajnë pjesën lindore të Aleppo-s, thanë burime nga vullnetarët e shpëtimit.
Tetë fëmijë dhe dy gra mes të vdekurve, thanë nga mbrojtja civile të njohur si Helmetat e Bardha.
Një banor i Aleppo i tha BBC-së se qyteti kishte duruar bombardime të rënda gjatë 24 orëve, nga bombat që shkatërrojnë bunkerët dhe tundin tokën.
Shefja e punëve të jashtme në BE tha se sanksionet ndaj Sirisë mund të shtrihen më tej. Por Federica Mogherini tha se rritja e sanksioneve ndaj Presidentit sirian Bashar Assad që mbështete nga Rusia, nuk është në agjendë.
Ajo po fliste në takimin e ministrave të jashtëm të BE të mbajtur në Luksemburg.
Familja me 14 anëtarë di në zonën e al-Marja të qytetit Aleppo, ditën e Hënë, pas një slmi ajror nga një avion Rus- thanë forcat e Mbrojtjes Civile të Sirisë.
Helmetat e Bardha thanë se 25 njerëz të tjerë ishin vrarë të Dielën në mbrëmje gjatë një sulmi tjetër në banesën e tyre në zonën e al-Qaterji.
/ BBC- Veritas.com.al/