Një djalë shtatë vjeçar me shtetësi të dyfishtë British-Australian është vrarë në sulmin terorrist të Barcelonës, ka konfirmuar policia Katalane.

Julian Cadman ishte një nga 13 personat e vrarë nga kamioni që sulmoi turmën në Las Ramblas të Barcelonës ditën e Enjte.

E ëma Jom u plagos dhe ishte në gjendje serioze, por jashtë rrezikut për jetën, në kushte të spitalit.

Familja e Julian tha se se ata “nuk do të harrojnë kurrë buzëqeshjen e tij”.

“Julian ishte shumë i dashur dhe i admironte anëtarët e familjes”, thanë në njoftim pjesëtarët e familjes.

“Teksa po shijonte pamjet e Barcelonës bashkë me nënën e tij, Julian u nda nga ne fatkeqësisht”.

“Ai ishte aq energjik, i qeshur dhe i çiltër, gjithnjë duke i dhënë buzëqeshje fytyrës sonë”

Ndjehemi aq të bekuar që kishim Julian në mes nesh dhe do të mbajmë mend në jetë buzëqeshjen e Julian do ta kemi në kujtimet e zemrës”, njofton familja.

Veritas.com.al/