Nga: Lorenzo Vita/

Jean-Claude Juncker është gati të përfundojë mandatin e tij. Dhe sigurisht nuk mund të flasim për një Komision Evropian që ka respektuar planet e paravendosura. Në pak vite, Bashkimi Europian ka pësuar një përkeqësim neto jo vetëm në gjendjen e tij shëndetësore, por edhe në aftësinë e tij për të thyer zemrat e qytetarëve evropianë, duke konfirmuar një prirje që në ndonjë moment dukej se do t’i jepte fund ëndrrës se europianistëve.

Në të gjitha këto, është e qartë se Juncker, i cili ishte presidenti i këtij Komisioni të fundit, ishte ndoshta simboli më i lartë i dështimit të organit që ka drejtuar gjatë gjithë këtyre viteve. Sepse Bashkimi Evropian, gjatë mandatit të Komisionit aktual, jo vetëm që ka kryer gabime “te vetëdijshme”, por ka bërë edhe më shumë: nuk ka mbajtur asnjë premtim për sa ka njoftuar në fillim të skuadrës. Dhe kështu, në një vorbull te premtimeve të pa mbajtura dhe ëndrrave të thyera, BE po i afrohet këtyre zgjedhjeve evropiane me rreziqe ose që forcat më kritike te jenë ato në gjendje të vendosin fatet.

Gabimet, thamë kane qene shumë. Para së gjithash, Greqia, një vend që është shkatërruar nga planet e kursimit të udhëhequra nga Troika dhe nga udhëheqësit e Bashkimit, më të kujdesshëm për të shpëtuar financat e tyre sesa dinjitetin e një populli që Juncker vetë tha se ishte “fyer” nga politika e imponuar nga Brukseli.

E ka thene ai, pra nuk e kane menduar krerët e BE, që përkundrazi për shumë vite na kane kujtuar domosdoshmërinë absolute të “kujdesit” të imponuar nga Athina. Që pastaj kjo kushtoi rritjen e vdekshmërisë foshnjore, emigrimin masiv te të rinjve, humbjen e të gjitha aseteve shtetërore dhe pushtimin e Pekinit, duket se nuk ka peshuar shumë në ndërgjegjen e mbështetësve tanë të vendosur të austerity-t.

Greqia ishte simboli më i qartë i një çarjeje që po bëhej gjithnjë e më e gjerë mes evropianëve dhe Brukselit. Në atë moment, Evropa ishte një udhëkryq, ndoshta edhe më i rëndësishëm sesa ajo që po përjetojmë sot me zgjedhjet te dera. Populli grek kishte zgjedhur të thoshte “jo” në planin e Trojkës dhe kishte zgjedhur Alexis Tsipras dhe te majtën e tij ekstreme si kampionë të luftës kundër Leviatanit (përbindësh i detit). Dhe në pak muaj ka ndodhur që grekët kanë kuptuar se kriza do t’i gëlltiste ata si planet e rimëkëmbjes, ndërsa Tsipras është shndërruar nga zjarrvënës në ekzekutues besnik i planeve të Merkelit dhe kompani. Dhe në atë moment, Greqia ka simbolizuar ndarjen midis Brukselit dhe popullit.

Një tjetër frakturë ishte ne fakt ajo më politike që ndodhi pak vite më vonë në Mbretërinë e Bashkuar, me atë votim të Brexit që në mënyrë të pashmangshme shënoi një pikë kthese në jetën e Bashkimit Evropian. Për herë të parë, dikush tha “mjaft”. E mirë, ishin britanikët – sigurisht jo një popull tradicionalisht i lidhur me Bashkimin Evropian – por u trajtua megjithatë si një gjest që dha një ndryshim rrënjësor në politikën evropiane. Dhe duke pasur parasysh se si po zvarritet Londra ne këtë kënetë, është krejt e qartë se mund të flasim për një dështim tjetër te shënjuar nga Juncker.

Këtë herë, duhet thënë, me bashkëpunimin e Britanisë së Madhe, e cila megjithatë nuk duket se po peson atë apokalips që kërcënonin bashkëpunëtorët e Jean-Claude në Bruksel. Britania e Madhe vazhdon të mbijetojë dhe, përkundrazi, ekonomia nuk duket të jetë në krizë siç parashikohej nga fajkonjtë evropianë disa orë pas votimit të 2016-ës.

Dhe për bashkëpunëtorët, si mund ta harrojmë atë tapet te kuq shumë të gjatë të shtruar nga Juncker për Angela Merkel dhe Emmanuel Macron. Një Komision që asnjëherë nuk ka qenë kaq hapur përkrahës i boshtit franko-gjerman që ka bërë gjithçka për të goditur qeveritë kritike kundrejt duopolit të Francës dhe Gjermanisë dhe që me vendosjen absolute të njeriut të Luksemburgut i ka garantuar në fakt Berlinit dhe Parisit pushtet të plotë. Traktati i Aachen ishte vetëm një nga momentet më të larta të kësaj ndarjeje të pushtetit.

Por kujdes për të mos marrë si të dhënë një seri të tërë të ndarjes së poltronave që në këto vite janë kryer edhe nën vështrimin “e hutuar” të presidentit. Ka një shtresë të tërë të zyrtarëve dhe burokratëve, të cilët për një kohë kanë qenë motori i vërtetë i makinës evropiane franko-gjermane. Dhe e gjithë kjo klasë sunduese është zgjedhur pa ndonjë kapacitet për kontroll nga popujt europianë apo nga qeveritë përfaqësuese. Dhe mbi të gjitha, Berlini ka bërë maksimumin e saj duke i vendosur njerëzit e tij në vendet që kanë rëndësi.

Ndërkohë, ndërsa boshti franko-gjerman udhëhiqte Europën, të dyja Vendet bënin gjithçka që dëshironin. Merkel, çuar përpara si udhëheqëse mbi të cilën luheshin të gjitha guret mbi tryezë, me vete popujt e saj qe filluan të rebelohen. Emigracioni, i konsideruar si një fakt i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm, ka shkaktuar revoltën e Evropës Lindore dhe Mesdhetare, ndërsa vendet e Evropës Veriore përtej Francës dhe Gjermanisë kanë bllokuar kufijtë dhe kanë anuluar Shengenin. Të gjithë duhej te pësonin politikat e kursimit, ndërsa Merkel dhe Macron vendosnin të thyenin obligimet. Dhe qeveritë që ngritën krye u dënuan me kërcënime dhe sanksione. Të gjitha me një bashkëpunëtor: monsieur Juncker.

Veritas.com.al/