SPAK vë në hetim një gazetar e dy punonjës në media për llogari të operacionit “Shpirti”. Report Tv mëson ekskluzivisht se hetimet e SPAK me antimafien zbuluan përfshirjen e një gazetari teksa bën marrëveshje me pjestarë të grupit për të lobuar për llogari të tyre.

Lobimi konsistonte në orientimin e opinionit publik nëpërmjet deklaratave që bënte gjatë emisioneve televizive, ndaj parcelave të kanabisit të bandave kundërshtare, duke mbështetur kështu pandëshkushmërinë e bandës që e financonte.\

Nga deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë, por edhe përgjimet është arritur të dokumentohet marrja e një sasie të konsiderushme në euro nga gazetari për të marrë pjesë në dy emisione televizive dhe për të fshehur parcelat me canabis të mbjella nga anëtarët e arrestuar nga Antimafia e SPAK.

Aktualisht hetimet janë duke u zhvilluar nëShqipëri për të dokukumentuar përgjegjësinë penale të gazetarit i cili nga provat e deritanishme kishte marrë përsipër lobimin mediatik për llogari të grupit drejtuar nga Ilir Zaimi (Ducellari).

Nëse akuzat dalin si të provuara, do ishte një skandal i paprecendente që një gazetar shumë i njohur ka pranuar finacime drejtpërdrejt nga banda kriminale për të çorientuar opinionin publik. ‘Zëra” të tillë kanë qarkulluar prej kohësh, por kjo është hera e parë që fillon një investigim nga organet hetuese të mbështetura në përgjime dhe në rrëfimine një bashkëpunëtori të drejtësisë