Sonte në mbrëmje në Emisionin “Stop” në Televizionin Klan u transmetuan pamjet e rënda të dhunës që administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, “Euroteam”, Mirela Topulli ka ushtruar ndaj gazetarit Genci Angjellari.
Pas investigimit të rrugës që bënin mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjes së tyre në brigjet e lumit Erzen, Inspektoriati i Mjedisit, grupi i policisë dhe OPGJ shkuan në vendngjarje për hetimin e skandalit.
Edhe pas njoftimit të autoriteteve, mbetjet e rrezikshme “u zhdukën” gradualisht nga vendi, ku u hodhën javën e kaluar.
Gazetari i “Stop” kërkoi shpjegim për krimin mjedisor edhe nga aksionerja dhe administratorja e firmës “Euroteam”, Mirela Topulli.
Por kjo e fundit, e gjendur përballë provave të pakundërshtueshme të skandalit, ushtroi dhunë mbi gazetarin Genci Angjellari.
Ja dialogu para dhunës:
Gazetari: Përshendetje! Ju jeni pronarja e kësaj fabrike?
Mirela Topulli: Nuk kam komente
Gazetari: Po këto mbetjet që janë djegur, ku i hidhni?
Mirela Topulli: Më falni, ju kush jeni?
Gazetari: Jam mga Televizioni Klan, nga emisioni ‘Stop”
Mirela Topulli: Gëzohem, qofsh me shëndet
Gazetari: A mund të na jepni informacion se ku i hidhni këto mbetje?
Mirela Topulli: Ka mundësi të largohesh pak nga makina?
Gazetari: Për çfarë arsyeje? Mund të na thuash se ku i hidhni mbetjet, zonjë?
Mirela Topulli: Zotëri, mund të largohesh pak nga makina?
Gazetari: Po nuk mund të largohem sepse kjo është një ndotje shumë e madhe që ndodh
Mirela Topulli: Çfarë di ti për ndotjen mjedisore?
Gazetari: Unë çfarë di?
Mirela Topulli: Hë?
Gazetari: Do të shkojmë bashkë tani të të tregoj unë se ku i keni hedhur mbetjet.
Do të na ndjekësh nga mbrapa?.
Mirela Topulli: Do të vij unë…
Gazetari: Hajde… Ktheje makinën.
Mirela Topulli: Ju jeni bajga e shoqërisë shqiptare.
Gazetari: Bajgat i ke hedh atje
Mirela Topulli: Unë hedh atje?
Gazetari: Kush i hodhi?
Mirela Topulli: Të tregoj unë se kush i hodhi.
Gazetari: I ke të filmuara të gjitha, të gjitha. Ja shikoje çfarë po bën. Shikoje çfarë po bën.
Mirela Topulli: E di ç’të bëj unë ty! E di ç’të bëj unë ty mor qen!?
Gazetari: Bravo. Shiko çfarë po bën. Kjo që do të më denonconte në prokurori.