Nga: L. Skiro/

Kryeministri dhe kryetar i Partisë Socialiste i k dhënë vetes kohën e mjaftueshme që të flasë publikisht mbi qëndrimin e Partisë ndaj ministrit Saimir Tahiri i akuzuar si bashkëpunëtor në bandat krimnlae dhe i përfshirë në korrupsion pasiv. Kryetari i PS dhe kryeministër, zoti Rama foli sot.

Fillimisht ai njoftoi përjashtimin e deputetit Tahiri nga grupi parlamentar i PS, duke e shpallur ‘deputet të lirë”.

Pas kësaj  kryetari i PS hyri në fushën e pushtetit gjyqësor.

Ai tha se “Refuzojmë kërkesën për arrest unanimisht, pranojmë dhënien e autorizimit për mos daljen jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur, garancinë pasurore, kontrollin personal dhe të banesës së Tahirit”

Me këtë mënyrë, kryetari i PS bëri një ‘operacion’ në të drejtën e procedurës penale, duke sajuar një ligj hibrid që nuk është njohur në botën e qytetëruar. Ai tha se ‘Tahirit i hiqet imuniteti, por mban imunitet’. Domethënë se Saimir Tahirit mund t’i kontrollohet gjysma e imunitetit që është banesa, privatësia, pasuria; por mban imunitetin tjetër që është… çfarë?. Nuk ka imunitet tjetër veç personit që Rama e lë të lirë ta kontrollojnë, veç banesës dhe familjes dhe veç pasurisë.

Edhe në këtë rast ligji shikohet si demagogji. Kryetari i PS, njësoj si sekretari i parë i Partisë Komuniste, bën ‘ligj’ vullnetin e tij, por jo Kodin Penal. Shartimet alias parti krijojnë një monetar ligjore.

Më poshtë kryetari i PS në emër të forcës qeveritare deklaroi se “Ne jemi këtu, nëse prokuroria sjell prova dhe jo gazeta dhe vjen këtu me fakte, jo për të mbyllur derën, komisioni mund të mblidhet dhe ashtu do të ngremë dorën për arrestin nëse prokuroria do të sjellë prova.”, -tha Rama.

Zoti Rama vihet direkt në rolin e Gjykatës. Provat i vlerëson gjykata, si provat e Policisë, të prokurorisë edhe ato të mbledhura nga hetimi gjyqësor. Por zoti Rama, në emër të Partisë, thotë se këto prova i gjykon Partia, aq më shumë provat e prokurorisë.

‘Gjykata’ e Partisë, me këtë rast ka marrë përsipër edhe një mision të pamundur: Të përjashtojë nga prova gjyqësore gjithçka shkruhet në gazetë dhe në media…. Ndërsa gjithë bota gjyqësore informacionin në media e çmon si prove mbi të cilën mund të ngrejë hetim të menjëhershëm.

Veritas.com.al/