Një 22 -vjeçar nga Durrësi ka humbur jetën paraditen e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 të qytetit.
Burime nga policia thanë për Abc News se 22-vjeçari është hedhur nga kati e fundit i pallatit 11 katësh, duke përfunduar ne tarracën e katit të 4-të.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.