Policia e Tiranës ka ndaluar një të ri i cili me motor tentoi të çajë perimetrin e sigurisë që është vendosur në qendër të kryeqytetit për samitin e Procesin e Berlinit.

I riu nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar ose për të gjetur një rrugë alternative. Për këtë arsye është ndaluar nga efektivët dhe është shoqëruar në komisarit.

Ditën e sotme mbi 2000 efektivë policie janë angazhuar në të gjithë qytetin për mbarëvajtjen e këtij takimi dhe gjithashtu është devijuar qarkullimi i mjeteve në shumë akse rrugore.