Nuk dihet nëse ishte ironi, apo një përkujdesje ekstreme ajo që u manifestua në emisionin “Opinion” të Klan:

Në fund të emisionit, drejteusi i tij Fevziu, pasi përshendeti të ftuarin dhe të ftuarit, tha se ‘tani zoti Tahiri do t’u jap një kafe unë, meqë shokët e Partisë Socialsite nuk u janë afruar as për një kafe sot”.

Tahiri e la pa përgjigje, duke pranuar ‘kafen e mirësisë’.

Gjatë gjithë emisionit, Saimir tahiri u ankua se shokët ‘e kanë lënë mënjanë”, se ‘e kanë tradhëtuar’, se asnjë nga ata të Partisë as ka telefonuar dhe as ka pir një kafe. Pas kësaj, Fevziu i ofroi një kafe afër mesnatës; por me arsyetimin: “meqë shokët nuk ua dhanë një kafe”.

Pas kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, pritet që nesër Kuvendi t’i heqë imunitetin parlamentar dhe të hapë rrugën për arrestimin e deputetit.

Veritas.com.al/