Lorenzo Vita

Nëse një person do të vëzhgonte përbërjen e Komisionit të ri Evropian të udhëhequr nga von der Leyen, do të ishte e vështirë të mendohet se i njëjti Komision ka lindur mbas zgjedhjeve të fundit evropiane. Sepse ky Komision është cdo gjë tjetër përveç pasqyrës së rezultateve të zgjedhjeve. Dhe është po aq evidente qe Partia Socialiste Evropiane, e cila doli keq e ridimensionuar nga ato zgjedhje, tani na del bujshem fitimtare nga negociatat për poltronat që kanë rëndësi. Sepse eshte e pabesueshme ta thuash qe ajo PSE e cila ka humbur 33 vende në krahasim me zgjedhjet e kaluara evropiane dhe qe në nivel kombëtar paguan çmimin e partive që rezultojnë te mundura pothuajse në të gjitha zgjedhjet, në praktikë do të qeverisi Evropën. Dhe keto zgjedhje që paten si rezultat fitoren e Partisë Popullore Evropiane, konfirmimin e sovranistëve (megjithëse të ndarë dhe jo në bllok), bumin e Partisë Brexit, dhe kthimin në të djathtën të shumë partive brenda të moderuarve, në praktikë nuk kanë patur asnjë efekt përveçse të shohin BE-në të kaloje në duart e qendrës së majtë. Dhe ndarja e pushteteve në komisionin e Ursula von der Leyen është një shembull i përsosur se si ky “ekzekutiv” i BE-së nuk pasqyron aspak indikacionet që vijnë nga popujt evropianë.

Një rrugë kjo e ndërmarrë nga Evropa,qe nuk është shumë e ndryshme nga ajo që pamë në Itali, ku Partia Demokratike, e mundur vazhdimisht në zgjedhjet kombëtare, qeveris së bashku me Lëvizjen Pesë Yje dhe qe në Evropë, pavarësisht se ka shkuar nga 40% në as 23% të votave,tani ka Presidentin e Parlamentit Evropian dhe Komisionerin Italian.Paolo Gentiloni, qe po, është person i respektuar ne nivel diplomatik në të gjithë botën, por ai prapëseprapë është një nga drejtuesit e një partie që në Itali nuk rezulton si fituese për vite me radhë ne një votim popullor.

Evropa ka marrë rrugën e Italisë në një fare mënyre. Drejtuesit e Bashkimit Evropian, me përjashtim të Ursula von der Leyen, që prapëseprapë nuk ishte kandidate e PPE, janë të gjithë të varur nga e majta, pavarësisht se socialistët nuk janë partia maxhoritare. Socialistët, të cilët duhet të falënderojnë konfirmimin e PSOE të Pedro Sanchez në Spanjë, sot kane Përfaqësuesin e Lartë për Punët e Jashtme, Josep Borrell, dhe një zv/president si Frans Tiemmermans, pervec kryetarit te Parlamentit Evropian. Dhe në këtë komision të ri von der Leyen kane marrë një numër pozicionesh. Gentiloni, për saktësi, që merr Cështjet ekonomike me “komisionerin” nga ana e Valdis Dombrovskis. Këtyre emrave ju shtohen me pas të tjerë me shume rëndësi, si Jutta Urplainen, finlandeze e Partneriteteve Ndërkombëtare, suedezja Ylva Johansson për Punët e Brendshme, socialistja Portugeze Elisa Perreira e cila do të jetë Komisionere për Reformat.

Ketij grumbulli emrash duhet ti shtohen Sefcovic, Plumb, Dalli dhe Schmit . Të Gjelbërit marrin Mjedisin me Sinkevicius. Ndërsa Alde e Emmanuel Macron merr Tregun e Brendshëm, Konkurrencën, Energjinë dhe Drejtësinë. Me pak fjalë, blloku i qendrës së majtë evropiane ka blinduar të gjitha pozicionet me te rëndësishme brenda strukturës së Bashkimit Evropian, me Populloret, partia e mazhorances,qe është e vërtetë që ata kane presidentin, por të cileve i janë dhënë Demografia, Inovacioni, Buxheti , Shëndetësia dhe Tregtia dhe ngushëllimi i vetëm në grekun Margaritis Schinas si zëvendespresident me përgjegjësi për Emigracionin.

Nëse është e qartë qe ky Komision është rezultat i një pakti, atij midis Angela Merkel dhe Emmanuel Macron sesa midis partive dhe forcave politike, është po aq e vërtetë se është një votë që me siguri nuk pasqyron rezultatet elektorale. Dhe hendeku midis shumicës së popullsisë dhe udhëheqësve evropiane në këtë pikë bëhet abdominal. Qendra e djathtë dhe e djathta, midis të moderuarve dhe sovranistëve të familjeve të ndryshme evropiane, kanë fituar sigurisht shumicën e votave. E megjithatë, për taktika te pastra të pallatit dhe kancelarive evropiane, të bashkuar ne “kordonin sanitar” kundër forcave kritike ndaj BE-së, asnjë nga këta nuk do të ketë pozicione të nivelit të lartë. Eshtë Evropa e Macron dhe Merkel, kjo është me siguri. Por nuk është Evropa qe kane votuar evropianët.

VERITAS.COM.AL/