Një krim i rëndë ka tronditur kryeqytetin sot në mëngjes pas orës 08.00. Një 31 vjeçar ka vrarë me pistoletë ish të dashurën e tij 19-vjeçare dhe më pas ka vrarë edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:10 të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, përballë pallatit ku banonte e reja.
Pasi ka qëlluar në drejtim të vajzës duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, djali nga Kalimashi i Kukësit, por që banonte në Tiranë, ka shfaqur shenja pendese dhe ka nisur të bërtasë: Çfarë bëra unë!”?
Më pas është ulur pranë një peme dhe ka qëlluar veten po me pistoletë në kokë.
Vajza 19-vjeçare Xhuljeta Çuni, nga fshati Vinjollë i Kurbinit, që jetonte në Tiranë, ka vdekur në vend ndërsa 31 vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe humbi jetën pak minuta më vonë.
Ekspertët e policisë paraprakisht i kanë venë emrin “krim pasioni”.
Paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me një vrasje për smotive pasionante, pasi vajza ka refuzuar rilidhjen me Xhafer Matën. Siç raporton gazetari i Ora News, Mariglen Mullai çifti ka qenë i lidhur dhe para pak ditësh ishin ndarë. Ata jetonin të dy në rrugën “Eshref Frasheri”, në zonën e Don Boskos.
Veritas..com.al/