Aq sa pritet të shuhet vapa dhe thatësira e tmerrshme e kësaj vere, po me aq padurim pop pritet në popull edhe fillimi i efekteve të Vetingut të Reformës në Drejtësi.

Mirëpo populli që pret, e di se Vettingu do të jetë i ‘pa ngatërruar’ me politikën. Po ta dinte se do të kishte politikanë edhe në komisionet e Vettingut, atëherë do ta priste jo si fundin e të nxehtit, por si zjarrin  të nxehtit.

kushtMe gjithë betimet që u bënë nga politika, nga diplomacia, nga kuç e maç se “vettingu është pa politikë” siç duket kjo nuk del e vërtetë. “Kandidatët për komisionet e Vettingut nuk duhet të kenë mbajtur funksione politike në administratën publike dhe funksione drejtuese në partitë politike gjatë dhjetë vjetëve të fundit para kandidimit”- definohet në këkresat themelore të Kushtetutës së rishikuar enkas për formimin e komisioneve të Vettingut.

Mirëpo brenda radhë të 27 kandidatëve për komisionet e Vettingut ndodhet një kryetar i një partie politike, që ka kandiduar edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kandidati kryetar partie është Pal Shkambi. Zoti Shkambi ka qenë për vite me radhë kryetar io Partisë Popullore Demokristiane dhe ka konkurruar ehde në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Nuk dihet se cila forcë politike apo faktor Kuvendor e ka “ shtyrë” emrin e  tij drejt Komisioneve të Vettingut; por dihet se Vettingu nuk është më ‘i virgjër’ nga politika.

lista