Veritas.com.al/
Nga selia e punimeve plenare të Kuvendit të Shqipërisë ka ardhur një lajm se kryeministri Rama ka pranuar që “të bëhet votimi elektronik” në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai ka folur në foltoren e Kuvendit me një numër minimal të deputetëve dhe sidomos pas deputetët aleatit Meta kanë lënë sallën e Kuvendit prej disa orësh.
Kryeministri Edi Rama e ka lëshuar këtë lajm si një “dorashkë” para protestuesve që kërkojnë “zgjedhje të lira e të ndershme” dhe “qeveri teknike”. I frikësuar nga dorëheqja pa kthim dhe krijimin qeverisë teknike, Rama ka lëshuar numërimin elektronik.
Opozita qysh prej kohësh ka kërkuar në çdo tribunë “numërimin elektronik”, por Rama nuk e kishte pranuar. Opozita i ka bërë disa kërkesa të ndryshme në fushën e përgatitjeve të zgjedhjeve, por kryeministri nuk ka pranuar, sepse “janë të pamundura”- ka thënë.
Por tani del se të gjitha paskan qenë të mundshme.
Por protestuesit dhe opozita janë të vendosr për zgjidhje totale që është “krijimi i qeverisë teknike” për të përgatitur zgjedhjet. Në qoftë se me këtë qeveri votat numërohen edhe elektronikisht, kjo nuk ka më rëndësi. OSBE dhe ekspertët europianë shpallën se qeveria ka në dorë 2 miliardë euro të pista për të blerë vota. Atëherë pse duhet numërimi i votave të blera? Duhet qeveri tjetër që të mos blejë vota.
/Veritas.com.al