Zyrtarët thonë se Bashkimi Europian ka financuar projektin që siguron asistencë ‘cash’ për shumicën e familjeve në nevojë të refugjatëve në Turqi. Numri i përfituesve të fondeve ka arritur në 1 milionë nga ata që mbushin një në vit që nga koha e mbërritjes.

Programi përmban ‘debit cards’ për shumicën e familjeve në nevojë, që u jep mundësinë të blejnë ushqim dhe të plotësojnë nevoja të tjera.

I formuluar nga BE si projekti më i madh humanitar, ai nisi menjeherë pas marrëveshjes mes Turqisë dhe BE kur blloku premtoi 3 milionë euro në ndihmë të emigrantëve Sirian në Turqi në kompensim ndaj Turqisë për frenimin e emigracionit në Europë.

Christof Stylianides, komisioner i BE për ndihmat humanitare, tha të Martën: “ne kemi bërë ndryshimin për vënien në skenë të rreth 1 milionë njerëzve”, tha nga Turqia ku shënohej përvjetori i projektit.

Në Turqi ndodhen më shumë se 3 milionë refugjatë, shumica Sirianë.

Veritas.com.al/