Një i mitur i sëmurë pa shpresë është bërë i pari që ndihmohet të vdesë në Belgjikë, që nga koha kur kërkoi eutanazinë për shkak të sëmundjes së padurueshme, para dy vjetësh.
Shefi i komisionit federal të eutanazisë, konfirmoi rastin, por nuk dha detaje.
Belgjika është i vetmi shtet që lejon minorenët ose edhe mosha të tjera që të zgjedhin eutanazinë.
Ata duhet të kenë vendime racionale dhe kapacitete të plota për të marrë vendime, deri në çastin e sëmundjeve pa shpresë.
Prindërit e një personi nën 18 vjeç duhet, gjithashtu, që të japin konsensus.
Fatmirësisht janë pak fëmijë që janë konsideruar (për eutanazi) por kjo nuk do të thotë se ne duhet t’i refuzojmë në të drejtën e tyre për vdekjen me dinjitet” , Ëim Distelmans i komisionit federal të eutanazisë, tha për gazetën “Het Nieuwsblad”.
Ai i tha Reuters se rasti i është raportuar komitetit nga mjekët lokal javën e kaluar.
Mosha e minorenit nuk është bërë e njohur.
_________
No Foto: Paraplegjiku Belg, Paralympian Marieke Vervoort, i cili vuan nga njw swmundje degjenerative e muskujve, thotë se ajo do tw zgjedhw eutanazia, por jo tani pwr tani.
/ Sipas BBC/