Afërsisht një në katër banorë të Gjermanisë tani vjen nga mjedis emigrantësh, ndërsa thuajse 200,000 emigrantë fitojnë të drejtën e ribashkimit me familjet e tyre.

Sipas shifrave të reja të publikuara nga Zyra Statistikore Federale në Gjermani numri i gjermanëve me origjinë emigrantësh është rritur nga 4.4 për qind që ishte në vitin 2017 në një shifër totale prej 19.3 milion njerëz — ose 23.6 për qind në totalin e popullsisë së vendit, raporton gazeta Die Welt.

Qeveria gjermane njeh cilindo që ka të paktën njërin nga prindërit jo- gjerman që vjen nga prejardhje emigrantësh. Qeveria ka publikuar detaje të mëtejshme, ku thotë se 49 për qind nuk mbajnë pasaportë gjermane, nga 42 për qind që ishin në vitin 2011.

Grupi më i madh etnik mes këtyre 19.3 milion njerëzve janë ata nga Turiqa me 2.8 milion, të ndjekur nga 2.1 milion nga Polonia dhe 1.4 milion Rusë.

Veritas.com.al/