Një 56 vjeçar është arrestuar si i dyshuar se ka ldhje me bombat e dërduara disa figurave më të larta të Demokratëve në Shtetet e Bashkuara.

Deri tani janë dërguar 12 pako me lëndë shperthyese për Obamen, Hillary Clinton, Soros dhe më në fund Robert De Niro.

Zyrtarë të njësive Federale të zbatimit të ligjeve në Shtetet e Bashkuara raportojnë se  kanë arrestuar një person në lidhje me pakot e dyshuara që u janë dërguar disa figurave të larta të Demokratëve javën e kaluar.

Zyrtari i nivelit të ulët të njësive ligjzbatuese tha për Reuters se një burrë është arrestuar të Premten në mëngjes. NBC ka raportuar se arrestimi është kryer në Florida.

Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë ka njoftuar arrestimin e të premtes në mëngjes, duke thënë se një konferencë për shtyp do të mbahet në ora 2:30 pm (1830 GMT).

Veritas.com.al/