(FOTO: Pamje nga Këlcyra)
Nga: Veritas.com.al/
Që në mëngjes ekranet e televizioneve u hapen me lajmin. Pastaj edhe media të tjera. Deri më tani Policia nuk ka dhënë një njoftim të saktë: Ishte vetëvrasje apo vrasje?!
Kjo ka lënë hapur mundësinë e spekulimeve. Ka zëra që thonë se Moisi Karaj, i cili u gjet pa jetë në një kasolle bagëtish në Mbrezhdan të Këlcyrës. Ai ishte më parë emigrant në Greqi, por është kthyer para pak kohe. Po numërohen shumë raste që pas një vetëvrasjeje thuhet se “më parë ishte emigrant!”. Kjo po përcillet nga Policia ose si një “shkak” psikologjik për të larë duart nga hetimi i mëtejshëm dhe përgjegjësia shtetërore për situatën e rëndë psikologjike të njerëzve; ose ndoshta policia ka bërë studime se “të ardhurit” nga emigracioni kanë probleme me depresionin.
Zona e Përmetit është nga më të urtat në vend porsa i përket hakmarrjes dhe vrasjeve. Por kjo nuk e përjashton mundësinë e një agresioni me armë kundër personit që u gjet i pa jetë në kasollën e bagëtive.
Policia nuk ka folur akoma mbi shkaqet e krimit.
/Veritas.com.al/