Një shqiptar ka qenë dëshmitar në sulmin që ndodhi përpara Parlamentit në Londër të Britanisë së Madhe.
Shqiptari ka gjetur kohë për të rrëfyer për ‘Jeta Osh Qef’ se çfarë kishte parë në të moment. Ai bën me dije se ishte duke u kthyer nga puna në momentin që dëgjoi krisma dhe pa disa njerëz të shtrirë për tokë. Njëkohësisht tregon edhe atë që i komunikoi një prej policëve vetëm disa minuta pasi kishte ndodhur ngjarja.
“Jam i bllokuar në trafik. Është bllokuar Londra krejt. Dëgjova krisma dhe një njeri që ra përtokë. Një polic më tha se ishte sulmuar një polic tjetër me thikë nga dy veta. Më thanë që e kanë vrarë agresorin. Isha duke u kthyer nga puna kur ndodhi ky tmerr. Vetëm kaq pashë. Tash po na largojnë”, -rrëfen dëshmitari për JOQ.
Të plagosur kanë mbetur edhe 12 persona të tjerë të cilët u përplasën me makinë nga agresori që tentoi të hynte në Parlament. Dyshohet se ngjarja ishte sulm terrorist, megjithatë nuk ka ende asgjë zyrtare.
/Veritas.com.al/