Vajza që shihni në foto është stjuardesa 24-vjeçare e cila humbi jetën tragjikisht më datë 21 dhjetor në aeroportin Stansted të Londrës.
Viktima është identifikuar si Greta.D, nga Berati.
Stjuardesa dyshohet se pësoi infarkt gjatë udhëtimit me linjën ‘AIR ALBANIA’ në itinerarin nga Tirana në Londër.
Sipas mediave të huaja, e reja u shemb në tokë dhe më pas humbi jetën kur avioni kishte mbërritur në Aeroportin Stansted në Angli.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor, por vetëm së fundmi u bë publike.