Nga: Ylli Dylgjeri/

Një sugjerim Presidentit të Republikës.

I nderuar zoti President,

Duke përjetuar ngarkesën në detyrën Tuaj,

më pranoni një sugjerim për radhën e punëve të Institucionit që Ju drejtoni.

Meqenëse Ju nuk e keni mbyllur ende zyrën e Letrave nga Publiku (popullit), do të ndesheni me një ngarkesë më të madhe tashmë që kjo zyrë është mbyllur në Kryeministri. Pra, herë- herë do të mbani dhe ngarkesën e Ekzekutivit.

Si çdo ankesë, ka problematikën, ka edhe adresimin aty ku është problemi. Ju sigurisht, do të vlerësoni çdo letër që Ju adresohet, por mirë është të mbani edhe një hierarki hallesh.

Fjala vjen midis letrës së zotit Ilir Demalia që kërkon të dorëzojë Medaljen e “Artë të Shqiponjës” dhe letrës së Av. Spartak Ngjelës që kërkon ndihmë se duan ta vrasin, Ju do të vlerësoni në radhë të parë shqetësimi e zotit Demalia.., e në fund, po patët kohë, atë të Ngjelës. Sepse, z.Demalia është popull, nuk është si Ngjela predikues.

Me pak fjalë, ky ishte edhe qëllimi i letrës time, vlerësimi i problemit sipas prioriteteve.

Ju faleminderit për vëmendjen.

Veritas.com.al/