Një sulm i ri gjatë natës shkaktoi vdekjen e një prej komandantëve të milicisë besnike të Teheranit. Dhe tensioni rritet

Nga: Angelo Scarano

Sulmet e SHBA në Irak nuk ndalen. Pas raketës që goditi makinën mbi të cilën udhëtonte gjenerali i Gardës Revolucionare iraniane Soleimani në Bagdad, një sulm i ri nënshkruar nga Uashingtoni mbrëmë ka vene ne shënjestër rebelët irakenë (besnikë ndaj Iranit) në Irak.

Siç është raportuar nga TV shtetëror irakian, sulmi mbrëmë ka goditur komandantin e Forcave të Mobilizimit Popullor (Hashd Al Shaabi). Identiteti i komandantit nuk u zbulua por në fakt ajo qe eshte e sigurt është se në sulm kishte pasur te vdekur dhe te plagosur. Për më tepër, sipas Press TV, transmetues iranian, gjatë sulmit është vrare Shibl al Zaidi, kreu i Brigadave Imam Ali, një milici që bën pjesë ne PMU dhe që është plotësisht në përputhje me indikacionet që vijnë nga Tehreani.

Edhe vëllai i tij dhe pesë truprojat janë vrare bashkë me të. Menjëherë pas sulmit, disa forca të mobilizmit shiit jane mbledhur në vendin e ngjarjes, të cilat, siç dihet, mbështeten nga Teherani. Ndërkohë, pas sulmit kundër Soleimanit, ambasadori iranian në OKB Takht Ravanchi, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres dhe kolegut të Vietnamit Dang Dinh Quy, president i rradhës i Këshillit të Sigurimit, shkruan se “vrasja e gjeneralit Qassem Soleimani është një shembull i qartë i terrorizmit shtetëror dhe, si një veprim kriminal, përbën një shkelje serioze të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, përfshirë ato të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Për rrjedhojë ai përfshin përgjegjësinë ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara “. Sidoqoftë, erërat e luftës vazhdojnë të fryjnë. Në fakt, fjalët e Trump të prononcuara para Kombit kanë qenë shumë të ashpra.

Në fakt, Presidenti i Shteteve të Bashkuara dje ka folur për “fundin e mbretërimit të terrorit” dhe I ka dërguar një mesazh të qartë Iranit: ” po organizonte sulme eminente dhe të pretenduara ndaj diplomatëve dhe ushtarëve amerikanë. E kapëm dhe e eliminuam.Kemi reaguar për të ndaluar një luftë, jo për ta filluar atë “. Në fund, duhet të nenvizohet se Shtetet e Bashkuara kishin vendosur tashmë 750 trupa nga e njëjta njësi. Vendosja e re do të përfshijë pjesën tjetër të brigadës, rreth 3,000 ushtarë. Dhe disa trupa që gjenden në Itali, në bazën e Vicenzas, tashmë janë lajmeruar për nje punë në Liban. Kriza që mban botën pa frymë nuk ka mbaruar aspak …

Veritas.com.al/