Lajmin e ka dhënë Top Channel, duke vënë edhe gishtin mbi deputetët dhe zyrtarët e lartë që janë vënë nën hetim në kuadër të iniciativës për dekriminalizimin e Kuvendit. Televizioni tregon edhe emrat e deputetëve. Mes tyre janë deputetët Artan Gaçi, Armando Prenga, Gledion Rahovica, Aqif Rakipi, Omer Mamo dhe Mëhill Fufi.

Vetëm deputeti Mëhill Fufi dhe Eduard kapri- kryetar i Bashkisë Pogradec i përkasin Opozitës; ndërsa të gjithë të tjerët që ndodhen nën hetim, janë nga radhët e maxhorancës parlamentare.

Deputetët Aqif Rakipi i PDIU dhe Artan Gaçi i PS kanë reaguar sapo kanë mësuar nga media se ndodhen nën hetim.

Ata janë shprehur të surprizuar nga lajmi, pasi siç thanë “nuk kanë dijeni” për ndonjë “gjë të keqe” të kryer kundër ligjit.

/Veritas.com.al/