Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Hungarisë, Péter Szijjártó, ka deklaruar:
“Faleminderit siç e thash që në fillim. Kur bëhet fjalë për agjendën e çeshtjes së zgjerimit të Ballkanit Perëndimor kemi disa pika. Nëse gjithsecili bën punën e vetë në mënyrën e duhur, atëherë një tjetër grup kapitull duhet të hapet në fund të vitet dhe praktikisht Shqipëria është gati. Shpresoj që detyrat të bëhen dhe të jemi gati të ulemi sërish.
Besoj që dhe Serbia është e aftë të hap grup kapitullin e radhës. Po të udhëtosh në Beograd e kupton menjëherë, do të sugjeroja që të udhëtonin dy herë brenda një jave në Beograd dhe të kuptoni. Do të ishte e këshillueshme të kishim një konference ndërqeveritare për të dëshmuar grup kapitullimin e Serbisë. Jemi të gatshëm të mbështesim dhe vendet e tjera si Bosnje apo Maqedonia, po nuk varet vetëm prej nesh, por varet prej të katërtëve”.