Rreth orës 21.00 të të hënës është plagosur me armë zjarri biznesmeni Pëllumb Gjoka. Gjoka është plagosur nga shtetasi Kleant Musabelliu, 43 vjeç, me detyrë specialist i SHKB – së së burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme.

“Nga hetimet e deritanishme mësohet se djemtë e shtetasve të sipërmëndur janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe shtetasit e mësipërm ishin takuar në zonën e “Pazarit të Ri” për të biseduar në lidhje me konfliktin e ndodhur midis fëmijëve të tyre.

Mësohet se biseda midis shtetasit Klenat Muasabelliut me shtetasin Pëllumb Gjoka, ka kaluar në konflikt, ku shtetasi Kleant Musabelliu, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasit Pëllumb Gjoka, 46 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në njërën gjymtyrë (këmbë) dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori është arrestuar dhe ndodhet në ambientet e D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.”-njofton policia.

Veritas.com.al/