Ngjarjen e bëri të ditur Policia e Durrësit, dje, vetëm në momentin kur arrestoi “djalin me armë”, domethënë në fund të historisë. “Djali me armë” siç po e quajmë, por që policia ia shpall emrin Sulejman Gjoka, (25 vjeç), kishte kërcënuar vajzën, M.XH.,24 vjeç, se do ta vriste. Por pasi e ka kërcënuar, sipas dëshmisë së M.XH, vajza ka shkuar pas tij në një hotel. Sipas kallëzimit të vajzës, djali e ka përdhunuar në hotel.
Policia, sigurisht, ka arrestuar 25 vjeçarin. Por ndërkohë nuk jep asnjë shpjegim se në cilat rrethana vajza i ka shkuar pas “vrasësit” deri në dhomën e hotelit.
Policia, me sa duket ka shkëndija zgjuarësie në njoftimin që jep. Po të rrëmonte pse vajza shkoi me këmbët e veta në hotel pas vrasësit, atëherë do të dilte se viktima nuk ka besim te Policia.
Por ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë si u takuan në Durrës dy të rinjtë, viktima dhe agresori. Vajza M.XH., vinte nga Bulqiza në Dibër, kurse djali (Sulejmani) nga fshati Rrushkull i Durrësit.
Materialet e Policisë ndodhen në duar të Prokurorisë- thotë Policia.