Një tjetër vale e nxehte por e shkurtër (dt. 9 – 12 korrik) do të godasë rajonin e Ballkanit’ sigurisht edhe vendin tonë. Temperaturat e mesdites pritet te ngjiten mbi 33 grade C ne te gjithë Shqipërinë duke kulmuar ne zonat jugperëndimore me mbi 38 grade C.
Temperaturat gjate orëve te natës dhe mëngjesit do te ngjiten deri ne 20 grade C ne zonat malore dhe mbi 25 grade C ne ultësirë; dhe ky është problemi më i madh për jetëne njerëzve.
Motinis të kërcënojë që sot
Forcohet qarkullimi ajror nga veriu i Afrikës duke diktuar mot kryesisht të kthjellët dhe të nxehtë. Mesdita sjell vranësira kalimtare nga veriu në verilindje duke rrezikuar nga shira të përkohshëm të izoluar.
Pasditja dhe deri mëngjesin e së shtunës, moti mbetet me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në zonat verilindore – juglindore. Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në mesditë duke bërë që qytetet Tirane, Elbasan, Kuçovë, Fier, Berat dhe Gjirokastër të shënojnë vlera mbi 36 ºC.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë.
Veritas.com.al/