Nga: Roberto Vivaldelli

Një vit i jelekëve të verdhë. Të shtunë pas të shtune,manifestimet në Francë që filluan më 17 nëntor 2018 lindur në rrjetin social, u shtuan në një kryengritje të gjerë popullore që tronditi qeverinë franceze dhe Evropën. Cdo gjë tjetër ishte vec jo i qete përvjetori i parë i lëvizjes festuar sot në Paris: siç raporton agjensia e lajmeve LaPresse, sipas shifrave të azhornuara në 16.00, 105 persona janë ndaluar në kryeqytetin francez. Pas përleshjeve që ndodhën në mes të ditës në sheshin Italie, në arondissementin e XIII, midis demonstruesve të veshur me të zeza dhe forcave te rendit, sheshi u evakuua.Gjithmone sipas asaj qe raporton Bfmtv, disa zjarrfikës janë vene ne shënjester duke u gjuajtur me kalldrëmet, që ka vonuar ndërhyrjen e tyre për të shuar flakët e shpërthyera ne kazanët e plehrave dhe makinat.Elyseu ka bere te ditur se Presidenti i Republikës, Emmanuel Macron, “ndjek me vemendje atë që po ndodh në Paris”. “Presidenti – mësohet – konstaton se nuk ka shumë jelekë të verdhë në sheshin Italie, por mbi të gjitha gangstere”.

Përplasjet gjatë ditës nuk pushuan: siç raportohet nga shtypi francez, disa demonstrues të jelekëve të verdhë hynë në qendrën tregtare Halles në Paris, ku u lëshuan shashka. Për më tepër, sipas Le Parisien, dhjetëra demonstrues kanë rrëzuar orendite urbane për t’u përballur me policinë në galerinë tregtare.

Lëvizja një vit më pas

Lëvizja e jelekëve të verdhë doli në rrugë për herë të parë më 17 nëntor 2018 kundër rënies së fuqisë blerëse dhe ato që quhen “eko-taksat” të kërkuara nga qeveria e Macron. Përveç rritjes së benzinës dhe naftës, qeveria në fakt ka lëvizur për të ulur limitet e shpejtësisë, për të rritur pajisjet për të monitoruar përputhshmërinë dhe për të futur stimuj për makinat elektrike ose hibride. Siç raporton Il Messagero, një vit më vonë, lëvizja është larg se vdekuri. “Ajo që është e jashtëzakonshme është se ne ende ekzistojmë, jo se jemi më pak në numër”, thekson Priscilia Ludoski, një zëdhënëse e  lëvizjes. 17 miliardët mes ndihmave dhe lehtësimit të taksave të dhëna nga Macron, nënvizoi Il Messagerro, dhjetorin e kaluar nuk ishin të mjaftueshme për të shuar revoltën. Sipas një sondazhi të Elabe për Bfm-TV, 55 përqind e francezëve ende  kuptojnë dhe ndajnë shkaqet e protestës, por 63 përqind shpresojnë se nuk do të fillojnë përsëri të shtunat me zjarr dhe dhunë.

Por kush janë vërtet jelekët e verdhë? Siç ka spjeguar Giovanna Pavesi në kolonat e kësaj gazete, ata e quajnë veten jelekë verdhe dhe nuk e quajnë veten as të pasur as të varfër. As djathtas dhe as majtas. Ata janë një pjesë e klasës së mesme franceze, që vijnë kryesisht nga fshati dhe periferia. Dhe në fillim ata deklaruan zemërimin e tyre për rritjen e taksave për naftën. Por me javë, pakënaqësia ka pasur si objektivin e vetëm Presidentin Emmanuel Macron. I akuzuar se kishte deklaruar një lufte për një pjesë të popullsisë që, më shumë se çdo tjetër, mund të varfërohej. Në manifestin politik, lëvizja kërkon të ndalojë me ligj taksat për qytetarët mbi nivelin 25%, një rritje të pagave dhe pensioneve minimale, ndërtimin e 5 milion banesave publike, daljen e Parisit nga BE dhe NATO, etj.ndarjen e depozitave nga fondet spekulative.

Macron ne shenjester

Në fokus të aksionit politik të jelekëve të verdhë, siç evidentohet tashmë, gjithmonë ka qenë presidenti francez Macron, mishërimi i kundërshtarit (“ose armikut”) perfekte për një lëvizje të lindur nga poshtë dhe në rrjetet sociale. Sipas intelektualit Alain de Benoist, “Emmanuel Macron u vendos në krye të shtetit me mbështetjen aktive të tregjeve financiare dhe oligarkëve” dhe ai është një ithtar i “një programi qe implikon masa të pashmangshme shtrënguese nga të cilat klasat popullore dhe pjesa e klases se mesme që, në ditët e sotme, është në rrugën e degradimit, dhe madje edhe zhdukjes, nuk duan të dëgjojnë më te flitet “.

Ajo që është e sigurt është se jelekët e verdhë, në këtë vit,sigurisht nuk e kanë kaluar  lehte. Siç dëshmohet nga Adnkronos, nga fillimi i lëvizjes së jelekëve të verdhë në nëntor 2018 deri më 30 qershor 2019, sipas një llogaritje të bërë ditët e fundit nga Le Monde, jane dhene mbi 3,100 dënime, nga të cilat 400 jane kthyer në dënime me burg .

Veritas.com.al/