Pamjet nga foto lart janë marrë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi plagosja e dy personave, mes tyre një të kërkuar për vrasje dhe një kalimtare e rastit. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat për ‘BalkanWeb’ se ngjarja ka ndodhur tek Xhamlliku, pranë shkollës ‘Niket Dardani’.
Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Orges Bilbili nga Lushnja, i cili ishte në kërkim për vrasje, pasi ka kundërshtuar t’i bindet urdhrit të policit për t’u identifikuar, ka nxjerrë armën dhe e ka drejtuar këtij të fundit.
Pavarësisht se polici qëlloi me armë në ajër për ta neutralizuar, qytetari tentoi të largohej me vrap, por u plagos në këmbë nga efektivi i FNSH. Nga të shtënat mbeti e plagosur dhe një vajzë që kalonte rastësisht në rrugë. Ndërkohë, drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, i cili ka treguar dinamikën e ngjarjes.