Duke vijuar akuzat për opozitën nga Cërriku, kryeministri Edi Rama komentoi edhe deklaratat e bëra nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, se po të kishte molotov edhe ajo do gjuante në protestë.

“Po qeshja me Taulantin kur po vinim rrugës për këtu se pamë një deklaratë që kishte bërë kryetarja e Bashkisë së Shkodrës se sa shumë i pëlqente e sa shumë donte ta kishte në dorë molotovin. Si mund të flasë kështu një kryetare bashkie? 30 vjet e kanë pas ata Shkodrën e shihni si është, shikoni edhe Vlorën që e kemi pas ne prej 4 vitesh”, tha ai.

Duke u kthyer tek Voltana, me të cilën ka pasur edhe në të shkuarën përplasje, Rama vijoi: “Në vend t’i bëjë himn kulturës, progresit, i bën himn molotovit. E kuptoni në çfarë derexheje janë katandisur ata? Ne s’kemi as detyrë dhe as qëllim t’i ndihmojmë të dalin nga kjo derexhe”, vijoi ai.

Veritas.com.al/