Folësit në protestën e Berishës, Kreshnik Osmani, i kanë vjedhur portofolin në protestën e djeshme.
Përmes një statusi në FB ai iu është drejtuar miqve të tij që kushdo e gjen, ta kthejnë, madje duke mbajtur gjithë paratë.
Ai thotë se kishte në portofol shumë karta identiteti…
“Miq të dashur!
Gjatë protestës se sotme, kam humbur sot portofolin nga pakujdesia dhe nga dëshira për të ndihmuar një të varfër.
Ju lutem nëse dikush nga ata që më njohin dhe e kanë gjetur, të ma japin sepse kam karta të shumta identiteti, crediti banke, patenta që ju nuk ju bëjnë punë dhe mbajini të gjitha paratë!
Rendesi ka qe Shqiperia u cua sot e gjitha ne kembe.
Ju faleminderit”, shkruan ai.