10-vjeçarja Noem Preka është përcjellë sot në mesditë për në banesën e fundit. Vogëlushja humbi jetën dje, pasi qëndroi në koma prej të dielës kur makina me të cilën udhëtonte familja e saj u përfshi në një aksident tragjik në aksin Shkodër-Velipojë, ku për pasojë humbën jetën edhe i ati i saj, motra dhe vëllai 9 muajsh.
Në kishën e Velipojës, vajzës i është dhënë lamtumira e fundit mes dhimbjes së pamasë dhe lotëve.
Dom Marjan Gega ka prekur thellë me fjalimin e tij gjatë meshës në kishën e Velipojës: “Kur udhëtoni, vini rripin e sigurimit. Fëmijë, thoni prindërve që të bëjnë kujdes. Vdekja vjen shumë shpejt. Thojini shokëve e shoqeve tuaja që të bëjnë kujdes kur dalin në rrugë. Bëni kujdes nga fuoristradat e mëdha të luksit, se ata na shtypin si mizat ne.
Nuk jam mësu me hy në punët e kujt tjetër dhe ndjej që Policia thotë se arriti suksese. Po të ishte kështu, pse nuk hoqët një patentë pa rrip sigurimi?! Si nuk hiqet një patentë për alkool?! Tan Shqipëria asht ba veç Tirana, ne jena njerëz të kategorisë së dytë. Mjafton të na bëjnë një rrugë dhe e kanë kry…
Evisa kërkon fëmijët e saj. Te dashtunit e saj. Evisa, ne jemi duke te rrejt sepse s’dim si me ta tregu. Askush nga ne se merr guximin si me ta than. Jena tu te rrejt ashtu si kjo jete asht e rrejshme, jemi duke u tregu te padrejte ashtu siç ne po tregohena te padrejte me ty
S’kam ma fjale me te than Evisa. Di te them se fëmijët dhe burri jot nuk jan ma ktu. Na as ti nuk i sheh por ata jane me ne. Fëmijët dhe bashkëshorti nuk duan qe te mbytemi ne lotët e deshperimit, por dua që të besojmë se ata jan ne jeten e vertete e ndersa ne ne jeten e rrejshme.
Lamtumirë Noem! /Nga: ShkodraNeë